Me rastin e "8 Marsit", Muharrem Ahmeti dhe "Cha Cha Darabuka" në "Breta Palace" (Video)
Restoranti i dasmave dhe ahengjeve të ndryshme, “Breta Palace”, në hyrje të fshatit Tërnoc, me rastin e festës ndërkombëtare të gruas organizon mbrëmje me këngëtarin Muharrem Ahmeti.
Siç i than Titullit përfaqësuesit e këtij restoranti, këngëtari nga Shqipëria për herë të parë do të jetë në Luginë, ndërsa të gjithë të interesuarit për të siguruar një ulëse në këtë mbrëmje, biletat mund t’i rezervojnë në këmbimoren “Tuana” në Bujanoc me një çmim prej 17 euro ku përfshihet menyja e plotë.
Përveç këngëtarit, pjesë e kësaj mbrëmje do të jetë edhe grupi i orkestrit “Cha Cha Darabuka”. /Titulli.com/